Vdiq pas ndërhyrjes estetike në gjoks, gruaja pasi e operoi këshilloi bashkëshortin e viktimës t'i jepte ujë me sheqer

Vdiq pas ndërhyrjes estetike në gjoks, gruaja pasi e operoi
Është dorëzuar në polici gruaja e cila bëri ndërhyrjen estetike në gjoks në banesë, që i mori jetën 35 vjeçares në Modena të Italisë.

“E kuptova se çfarë kishte ndodhur dhe që më kërkonin një ditë më pas. Nuk arrija ta besoja, është diçka e tmerrshme” tha gruaja, Pamela Andress, 50 vjeçe pasi u dorëzua në polici.

Ajo do të hetohet në gjëndje të lirë për akuzën e abuzimit me profesionin me pasoja të rënda për jetën: "Ajo ka thënë se para se të largohej gruaja kishte qenë ende gjallë”

50 vjeçarja nuk është estetiste. Ajo njihet Samantah Migliore sepse të dyja ishin nga Napoli dhe më përpara kishte marrë pjesë në praktika të trajtimeve estetike.

“Kishin folur për pagesa por nuk ishte përcaktuar shifra dhe nuk kishte marrë asnjë lekë. Më pas ndërhyrja ishte bërë për miqësi. Klientja ime ka qenë e tronditur dhe nuk është e vërtetë që është arratisur” tha avokati.

Nga të dhënat e para hetimore mësohet se 35 vjeçarja Samantha Migliore humbi jetë nga një shock anafilatik apo një arrest kardiak.

Bashkëshorti që ka qenë në shtëpi në momentin kur është bërë ndërhyrja estetike ka treguar se në momentin kur gruaja është ndjerë keq, 50 vjeçarja është larguar duke thënë se do bënte një telefonatë dhe i kishte këshilluar të jepte ujë e sheqer, informon media italiane. Sipas bashkëshortit për këtë ndërhyrje gruaja kishte kërkuar 1200 euro.