U kafshua qindra herë nga merimangat që i "pushtuan" shtëpinë, 55-vjeçari fle në tendë

Një burrë i cili është kafshuar qindra herë nga merimangat e infektuara në shtëpinë e tij, ka filluar tashmë të flejë në një tendë.

Russell Davies tha se Clarion Housing Association, e cila zotëron banesën, ka refuzuar ta dezinfektojë atë.

55-vjeçari tha:  Kam dhimbje. Më duket sikur më kanë mbetur copëza xhami në çdo pjesë ku më kanë kafshuar.

Clarion tha se është përgjegjësia e Davies të merret me dezinfektimin.

Por Davies tha: Unë kam fjetur në një tendë për rreth një javë e gjysmë. Nuk dua të jetoj kështu.

Thuhet se disa njerëz mund  të kenë reagime negative ndaj helmit të merimangave.

Zoti Davies,  u transferua në banesën e tij në Southborough, Kent, në vitin 2020.

Ai fillimisht vuri re plagë në trupin e tij gjatë javës së parë pasi u transferua, por e diskutoi çështjen me Clarion vetëm nëntë muaj më parë kur u zbulua se shkaku i plagëve ishte merimanga.

U kafshua qindra herë nga merimangat që i "pushtuan"

U kafshua qindra herë nga merimangat që i "pushtuan"