Paralajmërimi i Zelensky: Synimi i Rusisë është të pushtojë vende të tjera përveç Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh, është shprehur se Rusia dëshiron që të pushtojë vende të tjera, ndërsa shton se pushtimi i Ukrianës është vetëm fillimi.
Sipas mediave të huaja, ai është shprehur se do luftojnë kundër Rusisë me aq fuqi sa kanë, ndërsa ka shtuar se edhe vendet e tjera duhet të mbrohen.
"Epo, kjo konfirmon atë që kam thënë shumë herë. Pushtimi rus i Ukrainës është i destinuar të jetë vetëm fillimi, pastaj ata duan të pushtojnë vende të tjera. Sigurisht ne do të mbrohemi për aq kohë sa është e nevojshme të thyejmë këtë ambicie të Federatës Ruse. Por të gjitha kombet që, si ne, ata besojnë në fitoren e jetës mbi vdekjen, ata duhet të luftojnë me ne. Ata na ndihmojnë, sepse ne ishim të parët në listë, kush do të jetë i radhës? ", tha ai.
