Paralajmërim? Mesazhi që u erdhi qytetarëve në telefonë pak momente para tërmetit

Bosnje Hercegovina, mbrëmjen e djeshme është goditur nga një tërmet me magnitutë 6 ballë.

Ndërkohë mediat e huaja, bëjnë me dije se pak para tërmetit qytetarët kanë marrë një mesazh në telefonat e tyre që të dalin jashtë shtëpive.

 Siç raportohet është hera e parë që përdoruesit e këtij sistemi operativ informohen për rreziqet e mundshme në këtë mënyrë. Njoftimi ka habitur përdoruesit ndërkohë vetëm pas disa sekondave janë tronditur nga tërmeti.

Në mesazh u është thënë që të dalin nga shtëpitë, të mbyllin gazin, të dalin përpara dhe të shmangin ndërtesat e dëmtuara.