Tërmeti në Bosnje-Hercegovinë, dalin pamjet e para, mure të shembura dhe njerëz frikësuar në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2022, 07:40
Kanë dalë pamjet e tërmetit me magnitutë rreth 6 ballë që shkundi mbrëmjen e djeshme ne Bosnje Hercegovinën.
Siç shikohet në një rrugë ka pasur dëme materiale, ndërkohë qytetarët janë shprehur se tërmeti ka zgjatur vetëm 30 sekonda.
Po ashtu shihet se nga frika njerëzit kanë dalë në rrugë.
Tërmeti ështëndjerë në shumë qytete, si në Sarajevë, Mostar, Trebinje, Banja Luka, Lubinj, ndërkohë si pasojë e tërmetit ka humbur jetën një 28-vjeçare.
Një pjesë e oxhakut të pallatit pranë Teatrit Kombëtar është shembur në rrugën Marshal Tito.




