Tërmeti me magnitutë 5,7 ballë në Bosnje i merr jetën 28-vjeçares, plagosen rëndë prindërit

Është shënuar viktima e parë nga tërmeti në Bosnje Hercegovinë, mbrëmjen e djeshme.

Mediar e huaja, bëjnë me dije se ka humbur jetën një 28-vjeçare.

Mësohet se ajo u dërgua në spital menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ia ka arritur të shpërojë.

Ndërkohë si pasojë kanë mbetur të plagosur  edhe prindërit e të resë pasi një gur i madh ka rënë në shtëpinë e tyre në lagjen Kukavac.