Zbulo personalitetin nga ajo çfarë shikon në figurë
Ylli i TikTok, Charles Meriot ka ndarë me ndjekësit e tij një iluzion të thjeshtë optik nga i cili, sipas tij, mund të kuptojmë aspekte të personalitetit përmes asaj që shikojmë.
Ai herë pas here ndan iluzione optike dhe teste personaliteti në faqen e tij, ku seksionet e komenteve janë plot me shikues që debatojnë për saktësinë e klipeve. Në një klip të fundit, Charles shpjegoi se çfarë mund të zbulojë iluzioni i tij i fundit për personalitetet e shikuesve.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Ai shfaqi iluzionin dhe pyeti ndjekësit: “Çfarë pe më parë?”
Shpjegimi i tij:
“Nëse e keni parë fillimisht burrin, do të thotë që jeni social, keni shumë miq, por ndonjëherë mund të mos i kuptoni gjërat si duhet dhe të keni vështirësi në marrjen e vendimeve.
“Nëse e keni parë pinguinin fillimisht, do të thotë se jeni intuitiv, i mençur dhe e dini se që gjërat e mira të vijnë tek ju, duhet të jeni të duruar.”
