ON TOP për 18 vite/ Për një artist humori si Julian Deda ky është çelësi i vetëm i suksesit

Julian Deda, një artist me plot kuptimin e fjalës i cili për 18 vite më radhë ka dhuruar për të gjithë shqiptarët në çdo cep të botës humor e të qeshura pa fund.

Shumë i preferuar nga publiku, madje edhe nga ato që thonë jo nuk e kam parë, por të gjithë numrat e humorit i dinë përmendësh, ai përsëri vendos të jetë një njeri i thjeshtë, shumë i komunikueshëm dhe korrekt me çdo person që takon.

I ftuar në D-Night në një mbrëmje speciale, Deda tregoi se mes teatrit dhe televizionit zgjedh këtë të fundit, pasi ka një dinamikë tjetër pa të cilën ai nuk jeton dot e mbi të gjitha paguhet shumë më mirë sesa teatri.

Dajana: Juli sa e vështirë është të jesh on top? Shumë vite në ekran dhe publiku ende të do

Julian Deda: Të them të drejtën që nga viti 2004 dhe deri sot që ne flasim unë nuk e kam ndërprerë angazhimin tim publik nëpërmjet televizionit në prime time në tre televizione ku unë kam shëtitur nga Top Channel, Vizion Plus, Tring dhe Tv Klan pa ndërprerje dhe po bëhen 18 vite.

Sigurisht është e vështirë, është një punë e madhe që është bërë për të arritur deri këtu besoj dhe nuk është vetëm e imja, por e gjithë stafit dhe kolegëve të mi, sepse kjo punë është marrëdhënie dhe nuk bëhet vetëm, pasi është një skuadër e madhe.

Unë kam ndryshuar shumë skuadra le të themi dhe secila prej tyre ka bërë punën e saj në raport me karrierën time.

Dajana: Më shumë teatri apo televizioni?

Julian Deda: Televizioni patjetër. Teatrin ka kohë që nuk e bëj, jo për mungesë pasioni apo qejfi, por thjesht për çështje teknike sepse televizioni na merr një pjesë të madhe të kohës dhe do përkushtimin e vet.

Sigurisht teatri kërkon një përkushtim komplet tjetër dhe mendoj që duhet konsideruar pak si luks në profesionin tonë. Por, ndërkohë nuk është kështu sepse siç kanë ardhur kohërat këtu me 150 lekë biletën që është turp e faqja e zezë, por ka edhe shfaqje të tjera që janë shitur mirë.

Mes televizionit dhe teatrit, unë vazhdoj të zgjedh televizionin për momentin sepse ndihem më mirë aty, ka një ritëm tjetër pa të cilin unë nuk rri dot dhe ajo që është kryesorja paguhet shumë më mirë.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: