‘Isha sëmurë & shkova ne emision’ Bruno Shemsho tregon si thyhen rregullat në 'Përputhen' për të infektuarit me Covid

Bruno Shemsho, ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone' nga Ester Bylyku, mbrëmjen e së Premtes. Ndër të tjera, ai është shprehur se gjatë periudhës së pjesëmarrjes në emisionin 'Përputhen', janë thyer rregullat e përcaktuara për virusin Covid-19.

Teksa kujtonte mosmarrëveshjen me Hysen Ramën, Bruno shtoi: 'Kam qenë dhe shumë sëmurë se më kishte zënë corona. Ky është një sekret që ..... '

Ndërsa moderatorja Ester Bylyku, e pyeti: 'Ti ke qenë në studio në atë moment?'

Bruno Shemsho: Vajta vetëm njëherë, edhe ....

Ester Bylyku: Me corona?

Bruno Shemsho: Isha me temperaturë 39, po duhej të isha patjetër që të jepej shpjegimi i gjithë situatës.