‘Face yoga’, nder që i bëni vetes, ja si mund të bëni disa ushtrime në shtëpi
E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV Ora, trajnuesja e “Face yoga”, Laura Xhaxhiu demostroi në studio disa ushtrime të thjeshta të “Face yoga” që mund të bëjmë të gjithë, teksa shtoi se nuk marrin shumë kohë. Sipas saj, kjo metodë është miqësore me të gjitha moshat dhe nuk kërkon asnjë pajisje për t’u trajtuar.
“Face yoga” është miqësore për çdo moshë , bëhet që nga moshat e vogla deri te gratë 70 apo 80 vjeçe. Është 100% natyrale dhe nuk ka asnjë efekt anësor. Atë mund ta bësh kudo dhe kurdo. Në studio, në park, në zyrë. Nuk kërkon asnjë lloj pajisjeje speciale për t’u trajtuar, asnjë krem të shtrenjtë , kërkon vetëm dashuri, kohë dhe vullnet.
Themeli i “ Face yoga-s” janë muskujt dhe kur muskujt e fytyrës tonifikohen dhe ngrihen lart dhe lëkura mbi ta është e tonifikuar dhe është e ngjeshur pas muskulit. Kur muskujt bien, për shembull muskujt e qafës bien, lëkura e saj varet, sepse na bie muskuli i qafës. Ndaj duhet të punojmë me muskulin që të rregullohet edhe lëkura mbi të.
Laura demostroi edhe një ushtrim në studion e “Jeto me Orën”.
“Meqënëse jemi të grimuara, nuk do të përdorim duart, por do të punojmë vetëm me fytyrën. Një ushtrim për mjekrën e varur, problem që e kanë dhe vajzat e reja, jo vetëm moshat e mëdha. E ngjisim gjuhën te qiellza në pozicionin pak pas dhëmbëve, duke u munduar që gjuha të puthitet me qiellzën në një sipërfaqe sa më të madhe.

Në këtë moment e hapim dhe e mbyllim gojën 10 herë. Nëse e vë re, shikon sa e tendosur bëhet pjesa poshtë mjekrës kur bëjmë ushtrimin. Me këtë ushtrim i bëjmë një “nder” fytyrës dhe vetes.
