'Lidha një kontratë me 'Love Story' dhe ika te 'Përputhen' , Bruno rrëfen të vërtetën e gjyqit me Vera Grabockën
Disa muaj më parë u përhap me shpejtësi në media lajmi se Vera Grabocka kishte hedhur në gjyq Bruno Shemshon, djali i cili u bë i famshëm për publikun shqiptar nëpërmjet emisionit 'Përputhen'.
U tha se shkak ishte shkelja e kontratës nga ana e Brunos, i cili në momentin e fundit, zgjodhi të bëhej pjesë e Përputhen duke lënë pas produksionin e Vera Grabockës, 'Love Story'. Por si qëndron e vërteta?
I ftuar në emisionin 'Glamour Zone' nga Ester Bylyku, Bruno ka sqaruar të vërtetën.
Ester Bylyku: Eshtë thënë që Vera Grabocka të ka hedhur në gjyq, është e vërtetë?
Bruno Shemsho: Ajo ishte një histori e çuditeshe por nuk besoj se më ka hedhur në gjyq. Kam kërkuar të kem një komunikim me palën tjetër (Vera Grabocka), por nuk e kam arritur, edhe pse mesazhet kanë qëndruar 'seen'. Ishte një marrëveshje dorazi që kisha bërë mëparë. përpara se të shkoja në 'Përputhen', kam kontaktuar dhe kam thënë që do jem në një projekt tjetër dhe dua të ndërpres marrëdhëniet. kontakt kisha me drejtoreshën e produksionit, dhe e lajmërova. Nuk besoj se më ka hedhur në gjyq, sepse s'më ka ardhur asnjë fletë gjyqi.'

