Dy orë në det të hapur, ankorohet në portin e Vlorës trageti i ardhur nga Brindisi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2022, 16:28
Pas thuajse dy orësh në det të hapur ankorohet në portin detar të Vlorës trageti i linjës Vlorë Brindisi Vlorë, i cili mbërriti në orën 15:30 në portin e Vlorës.
Trageti brenda të cilit ndodheshin 77 pasagjerë, qëndroi rreth dy orë në det të hapur, për shkak të avarisë së motit.
Trageti ishte nisur nga Brindisi i Italisë në orën 06:00, por nuk ka arritur në kohën e duhur për shkak të motit të keq.
