Cili është plani i sulmit të Rusisë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2022, 15:29
Analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, Michael Clarke, ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundit në Ukrainë, ndërsa forcat ruse hyjnë në fazën e dytë të pushtimit të tyre.
Ai tha se ushtria ruse po përqendrohet në qytetin e Kramatorsk pasi kjo do të ishte në favor të tyre.
Clarke vazhdoi duke thënë se forcat ukrainase po mbanin jashtë trupat e Kremlinit në këtë moment, por ajo që u duhej tani ishte artileri të tjera.

