Lufta në Ukrainë, OKB: Më shumë se 5 milionë njerëz janë larguar nga vendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2022, 18:57
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët thotë se rreth 5,133,747 ukrainas janë larguar nga vendi që nga nisja e pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.
Sipas OKB-së, gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që janë larguar nga vendi.
Disa vende kanë pranuar refugjatë ukrainas, por shumica kanë shkuar në Poloni.
Rreth 2,867,241 persona kanë shkuar në Poloni.
