Ukraina jugore nën kërcënim, Rusia planifikon pushtimin

Një gjeneral i lartë rus thotë se Rusia synon të pushtojë Ukrainën jugore dhe të hapë një rrugë drejt rajonit separatist të Transnistria në Moldavi.

Rustam Minnekayev, Gjeneral Major i rusisë specifikoi se Moska do të kërkojë të marrë "kontrollin e plotë" mbi jugun, përveç rajonit lindor të Donbasit.

Transnistria është një rajon i vogël i mbështetur nga Rusia që kufizohet me Ukrainën.

Ende nuk dihet nëse komentet e gjeneralit Minnekayev janë sanksionuar zyrtarisht.

Në një prononcim për mediat e huaja zyrtarët rusë të mbrojtjes u shprehën  se po "shikonin" komentet e gjeneralit, të cilat, sipas tyre nëse konfirmohen,  ofrojnë pasqyrën e parë mbi planet e mundshme të Rusisë në javët e ardhshme.

Gjenerali Minnekayev, zëvendës komandant i qarkut ushtarak qendror të Rusisë, në një ngjarje ushtarake në rajonin e Sverdlovsk, është shprehur: "Kontrolli mbi jugun e Ukrainës është një tjetër rrugëdalje për në Transnistria, ku ka edhe fakte të shtypjes së popullatës rusishtfolëse,".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po planifikon të mbajë një sërë referendumesh të rreme për pavarësinë në rajonet e pushtuara për të krijuar një sërë shtetesh pro-ruse separatiste.