Droga nga Shqipëria në Itali, shkatërohet banda kriminale me 47 anëtarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2022, 17:27
Prokuroria e Trentos në Itali ka ngritur 47 aktakuza për një bandë kriminale e cila zhvillonte aktivitetin e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se 47 të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përmes kanalit të Otrantos kalonin çdo ditë me dhjetëra kilogram marijuanë, nga Shqipëria në Itali.
Sipas hetimeve banda kriminale komunikonin me njëri tjetrin përmes Whatsapp, Facebook dhe kanaleve, raporton Ansa.it
Droga nga Shqipëria u shpërndahej kryesisht në qytetin e Trento, Bolzano, Merano, Rovereto, në Piana Rotaliana dhe në komuna të tjera në Trentino Alto Adige.
