Putin: Jam i gatshëm të bisedoj me Zelenskyn, por me një kusht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2022, 17:59
Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se është i gatshëm të bisedojë me presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky, por vetëm në rast se diskutimet do të japin rezultate konkrete.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se këtë deklaratë Putin e bëri gjatë një bisede me presidentin e KE-s. Charles Michel.
Putin tha se Kievi nuk ishte gati të kërkonte zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe Ukraina po tregohej jokonsistente në negociata.
Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia i kishte dorëzuar Ukrainës dokumente kyçe për të çuar përpara bisedimet e paqes dhe topi ishte në fushën e Ukrainës.
Ndërkohë nga ana tjetër Zelensky më vonë tha se Ukraina nuk kishte marrë asnjë dokument nga Rusia.
