E pazakontë! Nusja hedh kanabis në ushqimet e dasmës, të ftuarit përfundojnë në spital me bark dhe të vjella
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku një nuse është akuzuar se ka hedhur kanabis në ushqimin që do të hanin të ftuarit.
Si pasojë shumica e të ftuarve kanë përfunduar në spital me dhimbje stomaku dhe të vjella.
50 nga të ftuarit përfunduan në spital pasi në dasmë hëngrën qofte, sallatë Cezar, tortelini dhe "bukë me vaj ulliri dhe barishte", të cilat ishin të përziera edhe me kanabis.
Një nga të ftuarit i tha policisë se ai ndjeu ndjesi të çuditshme, zemra filloi të rrihte shpejt duke e bërë të mendontese ishte çmendur.
Ndërkohë nusja e cila tashmë është arrestuar ka mohuar se ka futur drogë në ushqim.
Një e ftuar tha se pa një anëtar të stafit të restorantit duke shtuar "një substancë të gjelbër" në një pjatë menyje, ndërsa një tjetër tha se nusja pranoi se kishte shtuar kërp në vajin e ullirit.
Policia kreu një hetim duke mbledhur enë qelqi dhe ushqim nga tryeza e dasmës për analiza, të cilat përfshinin luleshtrydhe të mbuluara me çokollatë, ëmbëlsira puding dhe lazanja. Zyrtarët thonë se buka dhe lazanja më vonë u testuan pozitive për THC, një kimikat psikoaktiv në marijuanë , dhe tre të ftuar gjithashtu u testuan pozitivë për substancën.
Në pranga ka rënë edhe burri i saj.
Kanabisi mjekësor është i ligjshëm në Florida, por jo përdorimi rekreativ ndryshe nga disa shtete të SHBA.

