"Ukraina s'mund të presë 2036", Enrico Letta propozon krijimin e Konfedetarës Europiane me Shqipërinë dhe Kosovën

Ish-kryeministri italian e aktualisht lider i Partisë Demokratike Italiane, Enrico Letta, hedh idenë e krijimit të një Konfederate Europiane e cila do të bashkojë në mënyrë të menjëhershme vendet e mundshme kandidate për të hyrë në BE-së, duke evituar deluzionet e tyre nga vitet e gjata të pritjes së procesit të adezionit.

Kjo ide, e cila përfshin Shqipërinë dhe Kosovën, edhe pse me një peshë simbolike, sipas krye demokratit italian do të ishte një projekt mjaft i vlefshëm politik e strategjik, si për kufijtë mbrojtës europianë ashtu dhe për mos lejimin e devijimit  të vendeve kandidate të mundshme, nga orientimi i tyre politik europian."

Në një takim me gazetarët e huaj në Romë, mes të cilëve dhe gazetarja e korrespondentja e RTV Ora e Ora Neës, hodhi idenë e krijimit të një Konfederate të Bashkimit të Europian, e përbërë nga 29 vendet anëtare e 9 vende e tjera Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.

Enrico Letta para gazetarëve të huaj të mediave e agjensive më të rëndëishme botërore deklaroi se ideja e propozimit të tij lindi nga imazhet e premtimeve të shumta të këtyre orëve e javëve të fundit, të liderëve europianë, gjatëv vizitave të tyre në Kiev e në takimet me Zelensky e përfaqësues të tjerë të qeverisë ukrainase.

"Çka po ndodh më kujton ngjarjet e 30 viteve më parë dhe nga u frymëzova", tha ai.

"Është idea e Francois Mitterand, që më 1989, menjëherë pas rrëzimit të murit të Berlinit, hodhi propozimin konkret për krijimin e një Konfederate Europiane, por që u bllokua nga padisponueshmëria amerikane e angleze e asaj kohe."

"Mendoj, tha Letta, që ky propozim është zgjidhja ndaj një kontradite evidente që është në akt, pasi nga njëra anë kemi të gjitha premtimet e bëra ukrainasve e nga ana tjetër, data kur ky vend mund të pranohet në Bashkimin Europian, që duke aplikuar kriterët e kërkuar nga institucionet europiane, do të mund të hyjë në BE më vitin 2036."

Sipas liderit të PD Italiane nuk është e përshtatshme qasja e premtimeve politike që i bëhen sot Ukrainës me datën e vërtetë kur ky vend mund të pranohet në BE pra më 2036, gjë që do të sjell veç zhgënjime për këtë vend.

Ish-kryeministri italian e konsideron vonesën e pranimit të vendeve kandidate për të hapur negociatat me BE, si një kopraci të Europës ndaj zemërgjerësisë amerikane, me efekt dorëzimin e këtyre vendeve si Ukraina etj në zemërgjerësinë e amerikanëve, " e që brenda pak muajve, u shpreh ai, do të mund të transformohet në një sjellje negative ndaj Brukselit."

"Idea ime e Konfederatës Europiane është e përbërë nga 27 vende anëtare e 9 vendet kandidate të mundshme Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja. Kjo Konfederatë mund të krijohet menjëherë, e të jetë operative brenda këtij viti, me detyra e objektiva politike, për bashkimin në një strategji politike të përbashkët, me objektivin e bashkimit të formave mbrojtjese për çdo vend e me bashkimin e idesë së Bashkimit Europian si një superfuqi vlerash, të drejtash, lirish e demokracie, pra identiteti i vërtetë i Bashkimi Europian."

Sipas Enrico Letta, kjo ide e një Konfederate Europiane do të lejonte vende si Ukraina që prej këtij viti të ndjehen si vende pjesëtare të familjes europiane.

Pra sipas liderit të PD-së italiane Konfederata Europiane do të ketë një vlerë të fortë simbolike e identifikuese për këto vende. 

"Pas çdo samiti të vendeve anëtare të BE, të jetë e mundshme me të gjitha simbolet e BE, të zhvillohet dhe samiti i vendeve anëtare të Konfederatës Eurpiane me këto 36 vende anëtare, është propozimi i Enrico Letta-s. Sipas tij dhe vlera e kësaj Konfederate do të jetë strategjike e simbolike e që nuk do të ndërhyjë në procesin e integrimit të secilit prej këtyre vendeve për t'u bërë pjesë e BE.

Gazetarja e RTV Ora e Ora News në Romë, Alba Kepi i ka drejtuar liderit të PD Italian pyejtjen "Se cili është mendimi i tij ndaj iniciativës Open Balkan, që lë jashtë Kosovën e vende të tjera ballkanike, e duke u pranuar për momentin vetëm nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, pyetje që çuditërisht ai nuk pranoi t'i përgjigjet duke u shprehur se "nuk ka asnjë opinion e se nuk e njeh sa duhet këtë iniciativë".

Absolutisht e habitshme përgjigja e mosnjohuria e Enrico Lettas mbi zhvillimet gjeopolitike të vendeve Ballkanike, sa aq e pabesueshme ndaj qasjes së propozimit personal të tij, mbi një strategji politike europiane në shërbim të këtyre vendeve.

E po ashtu përgjithësuese e jo konkrete përgjigjja e kyedemokratit italian ndaj pyetjes së gazetares shqiptare "se cili është mendimi i tij mbi procesin e pranimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, ky vend që çdo ditë është i përshirë nga debate të forta politike ndaj pilastreve të politikës europiane si shteti i së drejtës, sistemi i drejtësisë, lira e shtypit e demokracia?"

"Propozimi për të qënë pjesë e Konfederatës Europiane është shumë i favorizueshëm për Shqipërinë që është kaq afër portës së hyrjes, ka një mundësi më të madhe të jetë pjesë e brendshme e familjes europiane. Mendoj se është një mundësi për Shqipërinë, një mundësi për t'ju afruar më shumë familjes europiane", deklaroi ai.