Pse Brazili mban qëndrim neutral në luftën Rusi-Ukrainë?

Që në momentin që konflikti Rusi Ukrainë u përshkallëzua, shtetet e ndryshme janë pozicionuar kah njërit shtet. Sa i përket Brazilit ka mbajtur qëndrim neutral lidhur me konfliktin në fjalë.

Brazili ka mbajtur qëndrim pragmatik, nganjëherë ambivalent ndaj konfliktit Rusi Ukrainë, një pozicion që ekspertët thonë se është i motivuar nga interesat kombëtare, traditat diplomatike dhe shqetësimet elektorale për Bolsonaro, i cili po kërkon rizgjedhje më vonë këtë vit.

Sipas ekspertëve nevojat për plehra, tradita diplomatike, shqetësimet për zgjedhjet e Presidentit Bolsonaro ndikojnë në qëndrimin ndaj konfliktit.

“Rusia, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, është bërë një partner i rëndësishëm për Brazilin”, tha Mauricio Santoro, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Rio de Zhaneiros.

"Ajo që është më e rëndësishme në këtë tregti midis Brazilit dhe Rusisë janë blerjet që Brazili bën me plehra ruse."

Deri më tani, plehrat ruse nuk janë sanksionuar dhe vazhdojnë të mbërrijnë në Brazil, sipas analizave të fundit nga konsulenca StoneX botuar në gazetën kryesore të biznesit të Brazilit, Valor Economico.