Paralajmërimi i Britanisë: Rusët që kanë kryer krime lufte në Ukrainë mund të përballen me gjyqet e "Nurnberg"

Ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara Dame Barbara Woodward është shprehur se Ukraina është një skenë krimi dhe rusët janë përgjegjës për kryerjen e akteve të "tmerrit të papërshkrueshëm". 

Woodward shprehet se të gjithë përgjegjësit mund të përballen me gjyqe të krimeve të luftës të stilit të Nurembergut.

Gjyqi i Nurembergut, ishin një seri gjykatash ushtarake të mbajtura pas Luftës së Dytë Botërore nga Forcat Aleate sipas ligjit ndërkombëtar dhe ligjeve të luftës.

Gjyqet ishin më të dukshmet për ndjekjen penale të anëtarëve të shquar të udhëheqjes politike, ushtarake, gjyqësore dhe ekonomike të Gjermanisë naziste, të cilët planifikuan, kryenin, ose përndryshe morën pjesë në Holokaustin dhe krimet e tjera të luftës.

Komentet e Ambasadores britanike vijnë përpara një takimi javën e ardhshme, në të cilin Karim Khan QC, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, do të paraqesë gjetjet e tij në këshillin e sigurimit të OKB-së si pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar dezinformimin rus.

Woodward, e cila është gjithashtu Presidente e Këshillit, përmes qëndrimit të tij po sinjalizon se autorët e mizorive në Ukrainë do të sillen para drejtësisë.

“Çështja pastaj bëhet para së gjithash përfundimi i luftës, që është një prioritet absolut, dhe më pas sigurisht se si do ta drejtonim prokurorinë,” është shprehur  Woodward.

Korrespondenti i Nju Jorkut për "The Times" thotë se kryetarja britanike e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vendosur për të sjellë autorët para drejtësisë.