Mjekja shqiptare që u cilësua "Heroina e Pandemisë", Dollenberg : E kaluam këtë sfidë, të gjithë bashkë

Mjekja e njohur Aurora Dollenberg gjatë pandemisë ka dhënë nje kontribut të jashtëzakonshëm. Në vitin 2010 shkoi në Gjermani, ku ka ndjekur edhe karrierën akademike në universitetet më të njohura në Gjermani, aty 2 kërkime shkencore mbi:

“Çrregullimet e Ankthit-Depresionit” dhe “Kanceri te gratë”.

Dr. Aurora përkrah të gjitha këtyre angazhimeve, arriti të hapte në vitin 2018 dy klinikat e saj private në Ëolfenbüttel afër Hanover që është kryeqyteti i Saksonisë së Ulët. Në klinikat e saj, përveç pacientëve gjermanë, trajtohen gjithashtu edhe shumë pacientë të trevave shqiptare.

Në vitin 2019 themeloi të parën federatë të regjistruar në bazë të juridiksionit gjerman”Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë“, ku është dhe kryetare e saj.

Federata ka ofruar gjatë gjithë pandemisë konsultimet falas online me pacientët e prekur nga COVID-19, gjithsej janë organizuar me shume se 8 konferenca mjekësore ndërkombëtare, të akredituara në Gjermani.

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV Ora, ajo rrëfeu përvojën e saj në 2-vjeçarin e pandemisë së Covid-19.

“Pas dy viteve pandemi jemi më të ditur dhe na duket çudi e madhe. Në fillim të pandemisë pjesa  më e madhe e kolegëve jo vetëm në Gjermani por në të gjithë botën ishin me duart lart dhe pyesnin veten si do ta trajtojmë këtë virus vdekjeprurës. Fillimi i pandemisë ka qenë më i tmerrshëm, derisa u orientuam qoftë me njohuritë, qoftë me zbulimet mbi vaksinën, mbi ecurinë e virusit në vetvete. Të gjithë këtë fazë e kaluam me sukses bashkërisht. Jo vetëm ne si federatë, por dhe mjekët në Shqipëri kanë dhënë kontributin e tyre”, tha ajo