Selinoja dhe mrekullitë që bën për sëmundjet e lëkurës, kockave e artritit
E ftuar ditën e sotme në emisionin "Ditë e Re" ishte dietologia klinike Anila Kalleshi e cila foli për përfitimet dhe si duhet ta përdorim selino në.
E pyetur se pse duhet ta përdorim dhe në çfarë sasie ta përdorim selinonë dietologia Anila na tregon:
" Mrekullirat që sjell selinoja janë të shumta, më vjen shumë mirë që e keni zgjedhur si temë sepse nga dita e sotme shpresoj që secili nga ju të konsumojë nga 400 ml selino e cila duhet përdoret në formë lëngu, sepse është e mrekullueshme. Një gotë e madhe e bollshme duhet sepse përfitimet që merr në organizëm janë të jashtëzakonshme. Në qoftë se do ta bëni për 2-3 muaj do të ishte jo vetëm detox por përmirësimet në organizëm janë të jashtëzakonshme"
Dietologia Kalleshi na tregoi disa nga përfitimet që sjell selinoja.
- Kur kemi probleme në lëkurë selinoja bën mirë. Duke filluar nga inflamacione të ndryshme, problemet dermatike akute, psoriaza dhe ekzema që janë shumë të vështira për tu kuruar. Ekzema dhe psoriaza janë problemet më të fuqishme të lëkurës.
- Kur kemi probleme me aknet, njollat, kruajtjet , skuqjet shërimet janë të jashtëzakonshme .
- Në problemet e sëmundjeve kronike flasim për diabetin, kolesterolin e keq, flasim për sëmundjet kardiake.
- Për problemet shëndetësore është një bimë që ka veti të jashtëzakonshme shëruese. Nuk është shija më e mirë në botë po përfitimet që merr në organizëm janë shumë të mira.
- Është një bum vitaminash dhe mineralesh ka vitaminën A, B, C, ka magnez ka zink, ka kalium, ka kalcium, po ta shikoni bimën ke kërcelli ka formën e eshtrave tona.
- Duke pasur kalium dhe kalcium ndikon shumë mirë tek kockat tona. Të gjithë personat që kanë probleme me osteoporozën dhe artritin është një bimë fantastike.
- Ata që kanë probleme me inflamacionin kronik ose artriti, inflamacioni i kockave është shumë prezent edhe në Shqipëri shumë , njerëz që ankohen për dhimbje gjunjësh, dhimbje këmbësh, gishtërinjsh, nyjesh të gjitha këto përmirësohen nëse ne e përdorim selinonë përditë. Është një bimë kuruese dhe një perim që ka një efekt çudibërës.
E pyetur se kur duhet te konsumohet dhe në çfarë formash mund ta konsumojmë selinonë Anila thotë së mirë është ta konsumojmë në mëngjes esëll dhe mund ta përdorim në gatime të ndryshme.
"Mëngjesi esëll do ishte i duhuri, më frytdhënësi dhe më i shëndetshmi , por në qoftë se dikush është në palestër do ta përdori mbas palestrës koha ideale do të ishte ta përdorte mbasdite, por do ta rekomandoja esëll në mëngjes në mënyrë që trupi ta përthith më mirë dhe i bën një pastrim organizmit",
Forma se si mund ta konsumojmë selinonë janë sallata, kombinohet të gjitha jeshil-llëqet, sallatë jeshile, rukola, radhiqe, me spinaq, mund ta përdorim dhe në supëra të ndryshme, gjellëra të ndryshme ose në furrë me peshk, më mish".