Pandemia shton rastet me skoliozë, Mjekët: Më të prekur fëmijët e grupmoshës 10-15 vjeç

Pandemia ka shtuar rastet e koniozës të fëmijët.

Moshat më të prekura janë nga 10 deri ne 15 vjeç.

Mjeket këshillojnë prindërit t’i angazhojnë të vegjlit me aktivitet fizik.

1 në 3 fëmijë në Shqipëri, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vuan nga skolioza, deformimi i shtyllës kurrizore.

Mjekët thonë se pandemia ka shtuar rastet. 

“Fëmijët patën një izolim total gjatë pandemisë. Ata fëmijë që i kapi periudha e rritjes së menjëhershme besoj se duhet të kenë probleme. Kanë luajtur 7-8 orë me telefon gjatë pandemisë.”

Shkaqet janë të ndryshme. nisin nga çantat e rënda që fëmijët mbajnë mbi shpinë e deri te mungesa e aktivitetit fizik. 

“Çantat janë të rënda sepse janë shtuar libra. Fëmijët e vegjël mund të marrin edhe një ushqim dhe ujë. Pjesa tjetër është mungesa e aktiviteti fizik dhe obeziteti.”

Më e prekur është grupmosha 10-15 vjeç.

Fatjon Hajdari, fizioterapist këshillon prindërit të jenë të kujdesshëm ndaj fëmijëve dhe t'i drejtohen mjekut nëse vërejnë shqetësime. 

“Të gjithë prindërve u sugjeroj që t’i vrojtojnë fëmijët se si qëndrojnë ulur në shtëpi apo kur kryen ndonjë aktivitet.”

Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore në Shqipëri rezultojnë të diagnostikuar me skolizoë 830 persona.