Covid-19 në vend: 71 raste të reja, asnjë i vdekur dhe 321 pacientë aktivë

Në 24 orët e fundit janë kryer 1161 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 71 qytetarë, në këto bashki:

30 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, Sarandë, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Himarë, Vlorë, Patos, Tropojë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Berat, Skrapar.

Janë 321 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,789 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Prill 2022)

Raste të reja ditore 71
Të shëruar në 24 orë 47
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1161

Testime totale 1,795,792
Raste pozitive 274,606
Raste të shëruara 270,789
Raste Aktive 321
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 201
Fier 29
Vlorë 25
Berat 14
Korçë 14
Shkodër 12
Elbasan 10
Gjirokastër 7
Durrës 4
Kukës 4
Lezhë 1