Neurokirurgu tregon si mund të trajtoni migrenën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2022, 20:33
I ftuar në “Jeto me Orën”, në RTV Ora, neurokirurgu i njohur shqiptar që jeton dhe punon në SHBA Gentian Toshkëzi, foli midis të tjerave edhe më migrenën. Sipas tij, ajo “plaket” me njeriun ndërsa për trajtimin e saj duhet një vizitë e mirë.
“Migrena është dhimbje koke. Ajo “plaket” me njeriun. Duhet një vizitë e mirë, për të hequr mundësitë e tjera të dhimbjes së kokës. Këto të fundit vijnë nga migrena por dhe nga shkaqe të tjera. Duhet vizitë dhe imazheri e duhur. Ilaçet e migrenës janë aty, trajtohet”.- tha ai.
