Ulen ndjeshëm infektimet nga Covid-19: Asnjë viktimë, 15 raste të reja dhe 8 pacientë të shtruar në spitale

Asnjë viktimë dhe 15 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 9 raste të reja,  nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë.

Janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. 

Janë shëruar 84 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,742 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Prill 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 84
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650

Testime totale 1,794,631
Raste pozitive 274,535
Raste të shëruara 270,742
Raste Aktive 297
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 192
Fier 21
Vlorë 18
Berat 18
Korçë 14
Elbasan 13
Shkodër 11
Gjirokastër 5
Durrës 3
Kukës 2