Truri dhe edukimi, nga SHBA në Shqipëri, dy mjekët konferencë për shëndetin mendor: Shoqëria duhet të ndërgjegjësohet

Sëmundjet që prekin trurin dhe sistemin nervor si parkinsoni, alzheimeri, migrena etj kanë filluar të përhapen me shpejtësi vitet e fundit. Diagnostifikimi në kohë i  tyre dhe trajtimi mbeten disa nga sfidat më të mëdha jo vetëm të sistemit tonë shëndetësor por edhe në botë. Eksperiencat botërore gjithmonë kanë treguar se diagnostifikimi i hershëm trajton dhe rehabiliton.

Lidhu me këtë fakt dy mjekët shqiptarë me një eksperiencë të gjatë në fushën e neurologjisë do të sjellin në kryeqytet një konferencë që do të organizohet në datën 21 prill . Fatjona Lubonja dhe Gentian Toshkëzi nga SHBA , në studion e “Jeto me Orën”, në RTV Ora japin detaje për konferencën.

Gentian Toshkëzi: Ideja ishte e Fatjonës, e pëlqeva sepse është për të ndërgjegjësuar shoqërinë për t’u edukuar për problemet e trurit. Këto probleme janë ekzistente dhe ne kemi mundësinë t’i trajtojmë dhe gjithçka nis nga ndërgjegjësimi.

Fatjona Lubonja: E kam nisur që në 2017-ën këtë.  E kam prezantuar disa herë në Shqipëri, dhe ka pasur shumë interes. Kam pasur fatin të studioj në “Columbia University”, për këtë degë. Sepse kjo shkencë, ajo e sjelljeve është shumë e zhvilluar. Kur pashë se kisha shumë informacion, kisha dëshirë ta ndaja.

Gentian Toshkëzi: Fjalimi do të jetë për publikun e gjerë dhe do të jetë i thjeshtëzuar. Ne i kemi borxh vendit, për të kontribuar për vendin tonë. Ne i rikthejmë atë që morëm dhe dashuria për Shqipërinë. Do të flasim për pjesën anatomike të trurit, më pas në problematika të çrregullimeve të trurit.

Fatjona Lubonja: Shpesh nënat më pyesin “Çfarë të bëj me fëmijën tim autik”. Të gjitha këto probleme duhen shpjeguar. Doktor “Google”, është shumë gabim. Çdo person  ka individualitetin e tij. Ne e shohim në autizëm, çdo fëmijë ka problematikën e tij.

Gentian Toshkëzi: Publiku është i hapur sepse janë të edukuar nga informacioni nga internet por ky informacion duhet filtruar.

Fatjona Lubonja: Sa më herët duhet të nisë trajtimi. Mendimi fillon në bark. Fëmija dëgjon zërin, zhurmat, çdo gjë. Frikërat nisin që në bark.