Covid-19 në vend: 1 i vdekur, 56 raste të reja dhe 371 pacientë aktivë në total

Në 24 orët e fundit janë kryer 907 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Berat, 1 në Vau e Dejës, Kukës, Durrës, Fier, Patos, Selelnicë, Memaliaj, Korçë, Devoll, Kuçovë, Gramsh.

Janë 371 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit  ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar 76 vjeç nga Vlora.

Janë shëruar 36 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,510 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Prill 2022)

Raste të reja ditore          56

Të shëruar në 24 orë       36

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 907

Testime totale               1,790,270

Raste pozitive                   274,376

Raste të shëruara               270,510

Raste Aktive                          371

Humbje jete                          3,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           206

Vlorë               41

Fier                  25

Korçë              22

Gjirokastër       21

Elbasan           18

Berat               15

Shkodër           10

Durrës              9

Kukës                4a