Covid-19 në vend: Asnjë viktimë, 52 raste të reja dhe 7 pacientë të shtruar në spitale
Asnjë viktimë dhe 52 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëdetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 29 raste të reja, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Tepelenë, Libohovë, Konispol, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Sarandë, Pogradec, Poliçan.
Janë 389 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,852 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (22 Prill 2022)
Raste të reja ditore 52
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1256
Testime totale 1,798,288
Raste pozitive 274,737
Raste të shëruara 270,852
Raste Aktive 389
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 278
Vlorë 27
Fier 25
Korçë 14
Shkodër 10
Gjirokastër 10
Berat 9
Durrës 5
Kukës 5
Elbasan 5
Lezhë 1
