Covid-19 në vend: Asnjë i vdekur, 53 raste të reja dhe 368 pacientë aktivë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 53 raste të reja me COVID nga 1045 testime të kryera në total, ndërkohë nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Janë 368 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 27 në Tiranë, 5 në Shkodër, Vlorë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, Poliçan, 1 në Vorë, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (15 Prill 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,045
Testime totale 1,791,315
Raste pozitive 274,429
Raste të shëruara 270,566
Raste Aktive 368
Humbje jete 3,495
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 211
Vlorë 35
Fier 22
Korçë 21
Elbasan 19
Gjirokastër 18
Berat 18
Shkodër 14
Durrës 8
Kukës 2
