Covid-19 në vend: 48 raste të reja, asnjë humbje jete dhe 352 pacientë aktivë

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:

14 në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë.

Janë 352 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,474 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Prill 2022)

Raste të reja ditore          48

Të shëruar në 24 orë       33

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1,110

Testime totale               1,789,363

Raste pozitive                   274,320

Raste të shëruara               270,474

Raste Aktive                          352

Humbje jete                          3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            198

Vlorë               39

Fier                  27

Korçë              21

Elbasan           18

Gjirokastër       16

Berat               12

Shkodër           10

Durrës              8

Kukës                3