Nutricionistja: Dieta e veganëve, stil i shëndetshëm jete, mishi risk për kancer

Të qenit vegan është cilësuar si një mënyrë e re jetese drejt një trupi dhe mëndje të shëndetshme. Veganët nuk konsumojnë produkte shtazore, as produkte të prodhuara nga kafshët, përfshirë mishin, peshkun, shpendët, vezët, produktet e qumështit, mjaltin ose xhelatinën. Ata hanë drithëra, fasule, arra, fruta, perime dhe fara.

Nga ana tjetër, një vegjetarian është dikush që nuk ha mish, peshk ose pulë. Bazuar në një studim që është bërë së fundmi nutricionostja Diola Dosti na rrëfeu se “Persona që e konsumojnë mishin e kuq rrezikojnë të sëmuren me kancer”.

Edhe vetë Diola nuk e konsumon mishin e kuq pasi sipas saj shkakton shumë sëmundje si diabeti, artriti etj. Endri Haxhiraj edhe pse është një mjek veterinar ai nuk e konsumon mishin e kuq pasi edhe sipas tij nuk është nuk është ndonjë gjë shumë e vështirë për tu eliminuar.

Endri u shpreh se “Fillimisht kam hasur disa dilema nëse ishte në rrugën e duhur por më vonë kuptova që kisha bënë gjënë e duhur pasi të hash shpesh mish të kuq mund të kthehet në një problem shëndetësor”. Disa nga reagimet që Endri ka marrë nga njerëzit përreth kanë qenë të tipit : je i çmendur, do vdesësh etj, por  kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak pasi ai ndihet shumë mirë me trupin e tij. Sipas kuzhinierit Xhemal Hoxha, kohët e fundit njerëzit sa vjen e po bëhen më shumë vegjetarianë.

Në ditët e sotme njerëzit nuk janë edhe aq të informuar të informuar rreth termit “Veganë”. Njerëzit vegjetarianë çuditërisht duken më të rinj pasi ushqimi që ata hanë është më i shëndetshëm.

Parimisht është e nevojshme që ti evitojmë këto ushqime që të kemi një trup të shëndetshëm. Disa nga këshillat që nutricionostja Diola Dosti jep për personat që duan të përqafojnë regjimin vegan është që ata të marrin fillimisht vitaminat e duhura, qoftë edhe në trajtën e suplementeve.

Një nga vitaminat që ajo këshillon është ajo B12, sepse sipas saj suplementet e tilla janë një “e keqe e nevojshme”.

Duke bërë një krahasim të mënyrës së jetesës që bëhet tani dhe me atë që është bërë më parë është më mirë që të kemi kujdes nga produktet shtazore pasi duke qenë se shumica e njerëzve punojnë para kompjuterit  nuk kryejnë aktivitete fizike që të mund të treten.