Bashkia Vlorë: Parashikohen stuhi në qytet, shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete
Bashkia Vlorë ka bërë me dije se për shkak të parashikimeve të përkeqësimit të motit priten stuhi të forta në këtë qytet.
Për këtë arsye bashkia bën apel të shmangen lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Po ashtu theksohet se për çdo nevojë urgjente mund të kontaktohet me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose bashkinë.
Njoftimi i bashkisë:
Të nderuar qytetarë! Parashikimet e meteorologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim, për këtë arsye do t'ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për furtuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në "Facebook". Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!


