Goditi punonjësin e policisë dhe u largua, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
Një efektiv i patrullës së përgjithshëm u dhunua në Tiranë nga një qytetar për shkak të vendosjes së një gjobë për parkim të gabuar.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes në rrugën 'Thoma Koxhaj' në Kombinat. Efektivi i policisë me iniciale Z.M gjatë patrullimit në rrugë i ka vendosur një masë administrative një mjeti i cili ishte i parkuar në mënyrë të gabuar.
Pronari i makinës Ermal Muçolloi nuk kanë qenë dakord me gjobën e ndërsa në konflikt e sipër ai e ka shtyrë efektivin e policisë i cili është rrëzuar dhe ka pësuar fraktura në këmbë.
Autori është larguar menjëherë pas ngjarjes por arratia e tij ka zgjatur për pak orë pasi efektivët e komisariatit nr 6 e kanë vënë në pranga me akuzën e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosjes me dashje.
