"Të ka kapur psikoza e vdekjes. Bllako e Lefteri të thërrasin nga biruca: Eja tek ne!" Berisha replikon me Ramën
Replikat në kuvend mes Berishës e Ramës vijuan. Por pas herës së dytë që mori fjalën Rama u largua ndërkohë që Berisha mbajti fjalën.
Sali Berisha: “Mbatharaku ia mbathi. Është rasti më klasik I tanatofobizë, psikozës së vdekjes. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur ai ka kryer krime që tejkalojnë në dëmet e tyre edhe vrasjet. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur bashkëpunëtorët e tij ndodhen në biruca e çdo natë e thërrasin: Eja tek ne! Si Bllako e Lefteri!
Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur e di se është kapur në flagrancë duke vjedhur mandatet në këtë parlament dhe votën e shqiptarëve. Ai përfytyron natën me ankthe, masa të revoltuara njerëzish dhe do i rezervojnë fatin e tij shpirtëror të 30 viteve më parë. Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur.
Për të gjitha këto i them se je i pashpresë e pa shpëtim. E garantoj se opozita vdekjen politike do ia garantojë 100%. Të dalë të kërkojë ndjesë shqiptarëve pse e kanë nxjerrë përdhunisht për krahësh nga avioni vetëm pse nuk ka pranuar të zbatojë ligjin gjerman”
