Ndeshja më e çuditshme e vitit. Ekipet luajnë vetëm 4 minuta dhe quhet e rregullt! (Video)
Një ndeshje e tillë, as të bësh nxemjen nuk ia vlen. Ja që në Holandë, madje në Eredivisie ndodhi dhe kështu, një ndeshje që zgjat vetëm 4 minuta lojë, 1 minut e kohës së rregullt, 3 të tjera shtesë dhe kaq.
Tingëllon shumë çuditshëm por Vitesse dhe Sparta Rotterdam zbritën në fushë për të luajtur 4 minuta që ndeshja të quhej e rregullt dhe ishte vazhdimi i takimit të ndërprerë më 5 Mars i cili u braktis pikërisht në minute e 89’ pasi portieri i miqve, Maduka Okoye u godit me shishe në kokë ndërkohë që më parë dhe një tifoz vendas kishte hyrë në fushë.
Ndeshja nuk u zhvlerësua nga autoritetet por u vendos të luhej vazhdimi, pikërisht ato 4 minuta që u zhvilluan sot. Ndërkohë që sfida ishte vendosur 1-0 që në Mars me rezultat në këto 4 minuta asgjë nuk ndryshoi. Më poshtë dhe videoja ku goditet portieri i Spartës.
