Adama Traore e ka një pikë të dobët…gjobat
Adama Traore ështënjë nga futbollistët më të veçantë të planetit dhe shkak për këtë është fiziku i tij. Sulmuesi spanjoll ka arritur të ndërtojë një trup të denjë për body building pa humbur shpejtësinë në lëvizje.
Ndoshta në fushën e lojës ka pak pika të dobëta por jashtë saj…shumë. “Ai është një nga njerëzit rekordmenë në marrjen e gjobave. Nuk e kishte asnjëherë sensin e kohës. Nuk kishte makinë dhe jetonte pranë qëndrës stërvitore por sërish paraqitej me vonesë në stërvitje”, shprehet ish-shoku i skuadrës në radhët e Middlesbrough, Stewart Downing.
Në një intervistë për mediat angleze, ish-mesfushori zbuloi defektin më të madh të lojtarit aktual të Barcelonës, duke shtuar: “Nuk ishte asnjëherë në orar. Një herë, shkoi në shtëpi për një pushim të shkurtër por nuk u zgjua nga gjumi dhe ne ishim gati për të luajtur një ndeshje. Trajneri i tha shoferit ta linte në këmbë por ne e donim shumë dhe tentuam në çdo mënyrë ta ndihmonim. I kujtonim përherë që të vendoste zilen e orës”.
Këshillat e shokëve nuk i shërbyen asnjëherë lojtarit iberik që sipas Downing, preferonte të paguante gjobat por jo të prishte rutinën e tij. “Në fund, klubi dhe trajneri u dorëzuan sepse ai nuk po ndryshonte as me gjobat që paguante dhe në këtë mënyrë, zgjodhëm ta ndihmonim që të evitonte vonesat. Është një djalë fantastik por nuk ka asnjë lidhje me konceptin e kohës”, përfundon ish-mesfushori britanik.
