U prek nga parkinsoni në moshën 29 vjeçare, Rrokaj rrëfen “luftën” me sëmundjen
11 prilli në mbarë botën është cilësuar si dita ndërkombëtare e Parkinsonit. Parkinsoni është një sëmundje e cila ka të bëjë me çrregullim neuro-degjenerativ që prek kryesisht neuronet që prodhojnë dopaminë në një zonë specifike të trurit.
Kjo sëmundje u përshkrua për herë të parë në vitin 1817 nga mjeku britanik Dr. Xhejms Parkinson nga i cili mori edhe emrin. Në një lidhje “Skype për emisionin e pasdites Amantia Rokaj na rrëfeu për sëmundjen e saj, pra parkinsonin. Ajo rrëfeu se “Përballja me këtë sëmundje është e vështirë dhe krejtësisht e papritur, pasi është një sëmundje që nuk e parashikon njeri”.
Sëmundja e saj është diçka gjenetike pasi e ka të trashëguar nga të afërm të saj.
“Nëse një person i sëmurë me parkinson nuk e ka dashurinë e familjarëve dhe shoqërisë ilaçet nuk i bëjnë efekt” shprehet Amantia.
E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” mjekja neurologe, Meri Papajani na tregoi për shkaqet dhe pasojat e kësaj sëmundje nga e cila vuajnë shumë njerëz. Sëmundja e parkinsonit është një degjenerim i qelizave të trurit. Një shenjë e parkinsonit është shenja e gjumit, depresioni, shenjat e ndryshimit të humorit etj.
Simptomat janë gjithmonë të njëanshme duke filluar me dridhjet e dorës, pra të një pjesë të trupit. Doktoresha këshillon që pacientët ta marrin këtë sëmundje me optimizëm dhe nëpërmjet gjendjes optimiste ato mund të shmangin depresionin. Fizioterapisti Ervin Kapaj u shpreh se “Fizioterapia luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e pacientëve të sëmurë me parkinson pasi ajo i ndihmon për të asistuar në ngritjen e tyre në këmbë”.
Një pacient me këtë sëmundje të cilët ndjekin sistematikisht terapitë reduktojnë dhimbjet e tyre. Në Shqipëri të sëmurët me parkinson nuk janë të edukuar me idenë që i duhet një fizioterapist, por mësohen me idenë që kjo sëmundje është e pashërueshme. Një tjetër i ftuar ishte dhe mjeku Emal Lesha i cili na tregoi se ilaçet që përdorin pacientët mund të shkaktojë efekte anësore duke i çuar deri në lëvizje jo vullnetare të trupittë tyre. Sipas Emal një ndërhyrje kirurgjikale i këshillohet një pacienti i cili merr shumë shpesh ilaçe ose këto ilaçe i kanë shkaktuar efekte anësore.
