Sulm me bombë në autobusin që transportonte rojet e burgut, 1 i vdekur
Një sulm me bombë në autobusin që transportonte rojet e burgut në lagjen Osmangazi të Bursës ka lënë një person të vdekur.
Sipas informacioneve paraprake, 4 persona janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Guvernatori i Bursës Yakup Canbolat tha në një deklaratë: "Ne vlerësojmë se bomba ishte lënë poshtë pemës në rrugën ku po kalonte automjeti me personelin e burgut dhe është shpërthyer me telekomandë. Ne e vlerësojmë incidentin si një sulm terrorist."
Momenti i shpërthimit është regjistruar sekondë për sekondë nga kamera e sigurisë. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu dhe ai i Drejtësisë Bekir Bozdag dhanë një deklaratë në vendngjarje.

Ministri Bozdag tha: "Të dhënat e para na tregojnë se sulmi ishte një sulm terrorist. Shpjegimet e nevojshme do të ndahen me publikun si rezultat i hetimit."
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në lagjen Osmangazi.
Bursa’da gerçekleşen hain terör saldırısında vefat eden şehidimize Allahtan rahmet, yakınlarına sabırlar dilerim. O güzergah çok canlı ve yayalar çok kullanır. Benim anlamadığım o kadar yoğun olan bölgeye patlayıcıyı nasıl yerleştirirler…#Bursa#İnfaz https://t.co/LtByvyKlBS
— Kadir Çaloğlu (@KadirCaloglu_08) April 20, 2022
