Mziu: Nuk kemi luksin për të përjashtuar askënd, të kemi një qëndrim për ta bërë më të madhe PD-në

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Xhelal Mziu, Deputet PD u shpreh se PD nuk e ka luksin që të përjashtojë strukturat.

Ai tha se partia është në kohë të mjaftueshme që të dalë në një qëndrim të bashkuar se si PD-në ta bëhet më të madhe sesa është sot.

Mziu: Një anëtar i PD-së që nuk ka më shumë se sa 6 muaj në PD nuk mund të votojë, por grupi i rithemelimit ka thënë se për shkak gjendjet emergjente ku ndodhet PD-ja mund të votojnë. Pra në shkelje të statutit të partisë.

Mua nuk më intereson të merrem me këtë por më intereson që ne nuk e kemi luksin që asnjë person, jo më këto struktura që janë kacafytur me ketë qeveri, nuk duhen përjashtuar. Unë them se jemi në kohën e mjaftueshme që të gjithë të kemi një qëndrim se si PD-në ta bëjmë më të madhe sesa është sot.