Covid-19 në vend: Një viktimë, 28 raste të reja dhe 10 pacientë të shtruar në spitale

Një viktimë dhe 28 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk ka mundur që t'i mbijetojë Covid-19, një qytetar nga Lushnja 82 vjeç. Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: 

Tiranë me 16 raste, 4 Vlorë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Shijak.

Janë 385 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Prill 2022)

Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 442

Testime totale 1,786,721
Raste pozitive 274,219
Raste të shëruara 270,341
Raste Aktive 385
Humbje jete 3,493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 221
Fier 43
Vlorë 42
Elbasan 21
Korçë 17
Berat 14
Gjirokastër 8
Durrës 7
Shkodër 7
Lezhë 3
Kukës 2