Shkodër, të shtëna me armë zjarri në lagjen "Perash", plagoset në këmbë 28-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen "Perash" të Shkodrës. Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Edis Reçaj, 28 vjeç. Ai ka marrë një plumb në këmbën e djathtë.

Shkodër, të shtëna me armë zjarri në lagjen

"Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën".

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Policia ka shoqëruar në komisariat një person që ka qenë në vendngjarje dhe po merret në pyetje për plagosjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Shkodër, të shtëna me armë zjarri në lagjen