Ristani: Grupi parlamentar nuk ka kompetencë në organizimin e partisë, organi më i lartë kuvendi

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Arben Ristani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit u shpreh se çështja është nëse pranohet ose jo 11 dhjetori.

Ai tha se nga formimi i PD-së deri më sot grupi parlamentar nuk ka kompetencë në organizimin e partisë sepse organi më i lartë është kuvend.

Ristani: Çështja është shumë e thjeshtë; pranohet ose nuk pranohet 11 dhjetori. Ndryshe nuk bëjnë dot bisedë sepse është vullneti i shumicës dhe nëse nuk pranohet nuk kam zgjidhje në këtë pjesë.

Pasi pranon vullnetin e shumicës atëherë vazhdojmë procesin e bashkimit. Asnjë veprimtari nuk mund të bëhet pa u bazuar nëse nuk biem dakord mbi këto rregulla të miratuar paraprakisht. Nga formimi i PD-së deri më sot grupi parlamentar nuk ka kompetencë në organizimin e partisë sepse organi më i lartë është kuvendi.