"Kërcim me kaluç", qytetarët kapërcejnë mbi trafik-ndarëse për shkak të mungesës së mbikalimeve
Ky 72-vjeçar thotë se nuk mund të ecë në distanca të largëta ndaj detyrohet që të kalojë mbi trafik-ndarëset.
Edhe pse është i frikësuar thotë se nuk ka asnjë mundësi tjetër për të kaluar në anën tjetër të rrugës pasi nuk mund të ecë me kilometra.
"Është larg, me zor ec prej këmbëve. Më mirë pres makinat kur të hapet rruga këtu, që të kaloj. Frikë kam por çfarë të bëj."
Pamje të tilla kur qytetarët tentojnë të kalojnë trafik-nadrëset për të kaluar në anën tjetër të rrugës janë të shpeshta çdo ditë.
Pavarësisht investimit, për segmentin e Unazës së Madhe institucionet nuk kanë menduar për një rrugë lidhëse mes dy krahëve, duke mos i dhënë asnjë përparësi këmbësorëve, të cilët thonë se janë të detyruar të ecin gjatë për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
"Duhet të kishte një urë mbikalimi këtu të kalonim nga ktej-andej. Unë duhet të shkoj tani rreth e rrotull. Tërë ditën, vete a nuk vete në shtëpi."
"Duhet të ketë mbikalime."
"Është i nevojshëm mbikalimi."
Pavarësisht kësaj problematike, deri më tani nuk ka një projekt për ndryshimin e situatës apo zgjidhje për qytetarët.
Astiri është një lagje mjaft e populluar dhe qarkullimi i këmbësorëve është i lartë, ndaj mbikalimi do të ishte zgjidhja e problemit të banorëve atje dhe do të shmangte ndonjë tragjedi të mundshme.

