Kujdes! Masturbimi mund të jetë dhe i rrezikshëm!
Kujdes! Masturbimi mund të jetë dhe i rrezikshëm! Kjo i ka ndodhur të paktën një të riu zviceran i cili përfundoi në spital pasi papritmas ndjeu dhimbje gjoksi ndërsa masturbonte.
Ai është transferuar me urgjencë në spitalin kantonal në Winterthur.
Ndërkohë që fytyra e tij ishte e fryrë pas mbërritjes dhe zhurmat “kërcitëse” që mund të dëgjoheshin nga qafa e tij deri në krahët e tij.
Mjekët diagnostikuan një pneumo mediastinum spontan tek i riu. Ky është një dëmtim jashtëzakonisht i rrallë i mushkërive.
Në një pneumo mediastinum spontan, ajri del nga mushkëritë dhe ngec në gjoks, më pas përhapet në të gjithë trupin.
Në rastin e pacientit, ajri arriti në kafkën e tij. Zakonisht, lëndimi shkaktohet nga stërvitja e rëndë ose sulmet e kollitjes. Sipas mjekëve përgjegjës, një gjendje e tillë u shfaq për herë të parë pas masturbimit.
Megjithatë, tashmë ka pasur raste të ngjashme gjatë seksit. Sipas mjekëve, rasti është padyshim i pazakontë.
Zviceranit iu desh të kalonte disa net në njësinë e kujdesit intensiv, ku mjekët u përpoqën t'ia lehtësonin dhimbjen edhe për tre ditë të tjera.
