Po transportonte besimtarët drejt kishës, autobusi del nga rruga, 35 të vdekur

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 71 kanë mbetur të plagosur, pasi një autobus që  po transportonte besimtarët për festat e Pashkëve drejt një kishe, ka dalë nga rruga duke shkaktuar aksident.

Autobusi po transportonte besimtarë të një Kishe të Krishterë Lokale të Sionit, të cilët po udhëtonin për në një takim të Pashkëve në qytetin juglindor të Chipinge të Afrikës.

“Mund të konfirmoj një aksident që ka ndodhur mbrëmë. Deri më tani, numri i të vdekurve është 35 dhe numri i të plagosurve është 71″, tha zëdhënësi i policisë, ndihmës komisioneri Paul Nyathi, raporton aljazeera.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta Zimbabve gjatë festave publike, pasi në rrugë ka shumë trafik.

Shumë rrugë janë të mbushura me gropa të ngjashme me krateret, të cilat gjithashtu kontribuojnë në aksidente