Guvernatori ukrainas: Pesë persona u vranë në sulmin me raketa në Mykolaiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2022, 21:52
Pesë persona janë vrarë në Mykolaiv gjatë një sulmi me raketa, ka pohuar një guvernator ukrainas.
Vitaliy Kim shtoi se në sulm u përdorën municione të forta goditëse.
Ndërkophë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy së fundmi i bëri një apel të drejtpërdrejtë presidentit të SHBA Joe Biden që SHBA ta caktojë Rusinë një shtetëror sponsor të terrorizmit.
Gazeta Uashington Post citoi burime të njohur lidhur me bisedën mes dy presidentëve
Biden thuhet se nuk u angazhua për veprime specifike gjatë kësaj telefonate.
