Mesazh për Berishën? Yuri Kim: Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan ta minojnë, të ndalen!
Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim shkruan përmes Twitter-it se reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate.
Sipas saj, kundërshtarët e saj po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë verifikimin dhe po angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive.
Yuri Kim: Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë verifikimin. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.
Presidenti Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare, Memorandumi i 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha dhe aktorë të tjerë pranë tij janë shprehur për kapjen e gjykatave, si dhe për “racizmin” në radhët e ONM-së që monitoron procesin e Vettingut.

