Covid-19 në vend: Asnjë viktimë, 55 raste të reja dhe 14 pacientë të shtruar në spitale

Asnjë viktimë dhe 55 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në

Tiranë me 18 raste të reja, 6 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Vlorë, Lushnje, Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Korçë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Vorë, Shkodër.

Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 2 është në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,102 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Prill 2022)

Raste të reja ditore           55

Të shëruar në 24 orë        47

Të shtruar në spitale        14

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                   904

Testime totale               1,783,270

Raste pozitive                   274,055

Raste të shëruara              270,102

Raste Aktive                            461

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             250

Vlorë               63

Fier                  34

Gjirokastër      28

Elbasan           23

Korçë               15

Durrës              14

Berat                11

Kukës               9

Shkodër             7

Lezhë                 6

Dibër                  1